Aktualitet

Përmbytjet/ UKT: Zonat në Tiranë ku sot nuk do të ketë ujë

24 Shtator 2019, 10:11 Nga DOSJA
Përmbytjet/ UKT: Zonat në Tiranë ku sot nuk do të ketë

Tiranë- UKT ka njoftuar se ditës së sotme do të ketë kufizime të pjesshme të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës pasi ka nga shirat gjatë natës ka pasur turbullira në ujëmbledhësin e Bovillës.

UKT iu bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes me përdorimin e ujit të pijshëm gjatë ditës së sotme.

Njoftimi i plotë

Ujësjellësi i Tiranës njofton qytetarët se gjatë ditës së sotme do të ketë kufizime të pjesshme të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës. Shkak për këtë është bërë turbullira në ujëmbledhësin e Bovillës, si pasojë e reshjeve të dendura që kanë rënë gjatë natës.
Thatësira prej më shumë se pesë muajsh dhe intensiteti i lartë i reshjeve prej 115 mm, kanë shkaktuar këtë gjendje në ujëmbledhësin, prej të cilit furnizohet me ujë një pjesë e mirë e qytetit.
Në këto kushte, deri në stabilizimin dhe kthjellimin në ujëmbledhës, Ujësjellësi Tiranë u kërkon qytetarëve të tregojnë kujdes me përdorimin e ujit të pijshëm gjatë ditës së sotme.
Sipas inxhinierëve dhe specialistëve tanë në terren, furnizimi normal me ujë do të rinisë në orët e mbrëmjes. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve deri në stabilizimin e situatës së furnizmit me ujë.

Dosja.al muajt e fundit ka ngritur shqetësimin e banorëve të Tiranës të cilët furnizohen me ujë vetëm 30 minuta në ditë. Po ashtu disa lagje të Tiranës, si Astiri apo dhe Yzberishti kanë pasur mungesë totale të furnizimit me ujë. Denoncime të shumta janë bërë dhe në rrjetet sociale, por sërish masat e marra janë të pakta dhe problemi vijon të jetë prezent.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet probleme në linjën e bovillës tirana pa uje probleme në linjën e bovillës tirana pa uje

Sondazh

Poll