Bota

Putin nënshkruan ligjin: 15 vite burg çdokënd që flet kundër luftës në Ukrainë

Ai gjithashtu vuri nënshkrimin e tij nën një ligj që dënon diskreditimin e luftëtarëve të operacionit special ushtarak, përfshirë vullnetarët, deri në shtatë vjet pas hekurave.

18 Mars 2023, 12:59 Nga a.l
Putin nënshkruan ligjin: 15 vite burg çdokënd që flet
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që parashikon të dënojë deri në 15 vjet personat të cilët flasin kundër luftës në Ukrainë.  Ai gjithashtu vuri nënshkrimin e tij nën një ligj që dënon diskreditimin e luftëtarëve të operacionit special ushtarak, përfshirë vullnetarët, deri në shtatë vjet pas hekurave.

Po ashtu, Putin nënshkroi një ligj tjetër që vendos gjoba administrative deri në 500,000 rubla për diskreditimin e vullnetarëve që luftojnë në Ukrainë. Dhoma e ulët e parlamentit rus miratoi projektligjin në leximin e tretë dhe të fundit më 14 mars, shkruajnë mediat e huaja. 

Të gjithë ata që tani rrezikojnë jetën e tyre për të garantuar sigurinë e vendit dhe qytetarëve të tij janë të mbrojtur nga provokimet dhe gënjeshtrat. Këto veprime janë të papranueshme. Autorët përballen me një dënim të rëndë: deri në 15 vjet burg”, shkroi folësi Vyacheslav Volodin.

Më parë, Novaya Gazeta Europe numëroi 52 batalione dhe 10 njësi të tjera që rekrutojnë hapur vullnetarë dhe konkurrojnë për "burime njerëzore" me njëra-tjetrën.

vladimir putin

Sondazh

Poll