Bota

Presidenti i Maqedonisë së Veriut ndan fotot me Borrel dhe Lajçak: Bisedimet Kosovë-Serbi, shumë të rëndësishme për rajonin

Presidenti i Maqedonisë së veriut, Stevo Pendarovski, ka mirëpritur sot delagacionin e lartë të BE-së, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

18 Mars 2023, 12:45 Nga a.l
Presidenti i Maqedonisë së Veriut ndan fotot me Borrel dhe
Stevo Pendarovski

MAQEDONI E VERIUT- Presidenti i Maqedonisë së veriut, Stevo Pendarovski, ka mirëpritur sot delagacionin e lartë të BE-së, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një postim në faqen e tij zyrtare në 'Facebook', Pendarovski shkruan se bisedimet Kosovë-Serbi janë shumë të rëndësishme për rajonin. 

"Duke iu dëshiruar mirëseardhje në vilën Biljana në Ohër, për një seancë pune të negociatave në kuadër të dialogut të nivelit të lartë Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së, presidenti Pendarovski u shpreh se- negociatat mes këtyre vendeve janë një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme rajonale. Zgjidhja e së cilës mund të ndihmojë për stabilizimin e përhershëm të rajonit dhe integrimin e tij më të shpejtë evropian dhe euroatlantik”, shkruan ai në Facebook. 

Në takimin e sotëm do të diksutohet aneksi i zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve, propozim për të cilin Kurti dhe Vuçiç u dakordësuan parimisht në takimin e 27 shkurtit në Bruksel. Disa ditë para këtij takimi në Ohër, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak ishin për vizitë në Kosovë dhe Serbi. Të dy emisarët kanë shfaqur shpresën se takimi i 18 marsit në Ohër do të jetë konstruktiv, ndërkaq e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm për dy vendet dhe rajonin në përgjithësi.

stevo pendarovski dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll