Bota

'Macron jep dorëheqjen'/ Vazhdojnë protestat e dhunshme në Francë, përplasje me policinë, zjarr e gaz lotsjellës

Disa mijëra njerëz u mblodhën në Place de Concorde rreth një zjarri të madh ndërsa demonstruesit vazhduan presionin e tyre ndaj qeverisë së Macron, e cila do të përballet me mocione mosbesimi të hënën. Në turmë dëgjoheshin thirrjet "Macron, jep dorëheqjen".

18 Mars 2023, 11:38 Nga a.l
'Macron jep dorëheqjen'/ Vazhdojnë protestat e dhunshme
Protesta në Francë

FRANCË- Dhjetra protestues u arrestuan dhe disa oficerë policie mbetën të plagosu gjatë natës së dytë të përleshjeve të dhunshme në Paris kundër presidentit francez Emmanuel Macron i cili kërkonë të kalojë pa votim në Asamblenë Kombëtare, reformën për rritjen e moshës për daljen në pension, shkruajnë mediat e huaja. 

Disa mijëra njerëz u mblodhën në Place de Concorde rreth një zjarri të madh ndërsa demonstruesit vazhduan presionin e tyre ndaj qeverisë së Macron, e cila do të përballet me mocione mosbesimi të hënën. Në turmë dëgjoheshin thirrjet "Macron, jep dorëheqjen".

Siç vepruan të enjten mbrëma, policia e rebelimit sulmoi turmën dhe hodhi gaz lotsjellës për të zbrazur sheshin e madh përballë Asamblesë Kombëtare. Disa protestues morën dërrasa druri nga një vend rinovimi aty pranë për t'u armatosur, duke hedhur fishekzjarrë dhe gurë ndaj policisë. Të paktën pesë oficerë u plagosën në përleshje, raportuan France Info dhe media të tjera lokale, dhe midis 60 dhe 70 protestues u arrestuan.

proteste ne france

Sondazh

Poll