Bota

Zyrtarët e BE-së përfundojnë takimin me Vuçiç, nis takimi me Kurtin

Pas këtyre takimeve do të zhvillohet takimi i përbashkët mes Kurtit, Vuçiçit me ndërmjetësuesit evropianë të dialogut Kosovë-Serbi, Josep Borell dhe emisarin Miroslav Lajçak.

18 Mars 2023, 12:29 Nga a.l
Zyrtarët e BE-së përfundojnë takimin me Vuçiç,
Miroslav Lajçak, Josep Borrell dhe Albin Kurti

KOSOVË- Ka përfunduar takimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me zyrtarët e BE-së Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell. Ndërkohë raportohet se sapo ka nisur takimi i këtyre të fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pas këtyre takimeve do të zhvillohet takimi i përbashkët mes Kurtit, Vuçiçit me ndërmjetësuesit evropianë të dialogut Kosovë-Serbi, Josep Borell dhe emisarin Miroslav Lajçak.

Në takimin e sotëm do të diksutohet aneksi i zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve, propozim për të cilin Kurti dhe Vuçiç u dakordësuan parimisht në takimin e 27 shkurtit në Bruksel. Disa ditë para këtij takimi në Ohër, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak ishin për vizitë në Kosovë dhe Serbi. Të dy emisarët kanë shfaqur shpresën se takimi i 18 marsit në Ohër do të jetë konstruktiv, ndërkaq e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm për dy vendet dhe rajonin në përgjithësi.

 

dialogu kosove-serbi albin kurti

Sondazh

Poll