Bota

Shtohen tensionet/ Koreja e Veriut nis planet për luftë në SHBA, rreth 800 mijë qytetarë dalin vullnetarë për të luftuar

Thirrja për t’u regjistruar në forcat e armatosura pason lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM) në përgjigje të stërvitjeve ushtarake të vazhdueshme të SHBA dhe Koresë së Jugut.

18 Mars 2023, 11:28 Nga a.l
Shtohen tensionet/ Koreja e Veriut nis planet për luftë në SHBA,
Koreja e Veriut

KOREJA E VERIUT- Rreth 800,000 qytetarë dolën vullnetarë për t’u bashkuar me forcat e armatosura të Koresë së Veriut për të luftuar kundër SHBA- së. Thirrja për t’u regjistruar në forcat e armatosura pason lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM) në përgjigje të stërvitjeve ushtarake të vazhdueshme të SHBA dhe Koresë së Jugut, shkruajnë mediat e huaja. 

Pheniani lëshoi të enjten raketën Hëasong-17 në zonën midis gadishullit Korean dhe Japonisë, disa orë para mbërritjes së presidentit të Koresë së Jugut në Tokio.

koreja e veriut-koreja e jugut

Sondazh

Poll