Bota

Blinken: Një media e lirë dhe e pavarur informon publikun, liderët i bën më përgjegjës

Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se sipas Blinken, një media e lirë dhe e pavarur informon publikun.

18 Mars 2023, 11:32 Nga I.A
Blinken: Një media e lirë dhe e pavarur informon publikun,
Antony Blinken

TIRANË- Ambasada amerikane ka p8ublikuar mesazhin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për rëndësinë e lirisë së medias dhe pavarësisë së saj. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se sipas Blinken, një media e lirë dhe e pavarur informon publikun. Po ashtu Blinken ka deklaruar se, media e lirë i bën dhe liderët e politikanët më përgjegjës. 

Postimi i Ambasadës Amerikane:

Media e lirë dhe e pavarur lejon publikun të marrë vendime të informuara, t'i bëjë liderët përgjegjës dhe të dëgjojë një shumëllojshmëri mendimesh të gjtha këto pa u ndikuar nga qeveritë. "Informacioni dhe njohuria janë mjete të fuqishme," tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken. “Një shtyp i lirë dhe i pavarur është institucioni kryesor që lidh publikun me informacionin që i nevojitet për të mbrojtur vetveten, për të marrë vendime të informuara dhe për të mbajtur përgjegjës zyrtarët qeveritarë.” Mësoni më shumë rreth lirisë së shtypit e cila konsiderohet kaq thelbësore, saqë u përfshi në Amendamentin e Parë si pjesë e Ligjit të të Drejtave:

antony blinken

Sondazh

Poll