Bota

Si do të zhvillohet takimi Kurti-Vuçiç, fillimisht do takohen me Lajçak e Borrell

Borrell tha një ditë më herët se ka pranuar komentet e palëve në lidhje me aneksin e zbatimit të propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

18 Mars 2023, 08:21 Nga I.A
Si do të zhvillohet takimi Kurti-Vuçiç, fillimisht do takohen
Kurti Vucic

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të takohen fillimisht veç e veç me ndërmjetësuesit e bisedimeve: shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

REL shkruan se pas këtyre bisedimeve do të pasojë takimi i përbashkët. Borrell tha një ditë më herët se ka pranuar komentet e palëve në lidhje me aneksin e zbatimit të propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

“Shpresoj se Kosova dhe Serbia do të mund të bien dakord për rezultatin përfundimtar të këtyre bisedimeve”, tha Borrell më 17 mars, pas një takimi që zhvilloi me presidentin e Maqedonisë së Veriut në Shkup.

albin kurti aleksandër vuçiç dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2023, 22:08 k.m.f.i.

Gjendet uraniumi i zhdukur në Libi

Foto ilustruese LIBI- Ushtria kombëtare libiane ka njoftuar se sasia prej 2.5 ton uranium natyror e raportuar e zhdukur është gjetur. IAEA p...