Sport

Sylvinho i pafat, humbet mbrojtësin tjetër të formacionit pas Gjimshitit, pak orë më parë

Braziliani do të debutojë në stolin kuqezi në transfertën ndaj Polonisë (27 mars), duel i vlefshëm për eliminatoret e Euro 2024.

18 Mars 2023, 10:42 Nga DOSJA

Sylvinho i pafat, humbet mbrojtësin tjetër të formacionit pas

ITALI - Atalanta fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Empolit, sfidë të cilën Ardian Ismajli e nisi si titullar për skuadrën toskane. Por, ndeshja e mbrojtësit të kombëtares shqiptare zgjati vetëm 20 minuta.

26-vjeçari u fut në fushë në minutën e 59-të dhe u largua në të 79’, si pasojë e problemi muskulor, duke bërë me dhimbje koke trajnerin Sylvinho.

Sylvinho i pafat, humbet mbrojtësin tjetër të formacionit pas

Braziliani do të debutojë në stolin kuqezi në transfertën ndaj Polonisë (27 mars), duel i vlefshëm për eliminatoret e Euro 2024.

Testet mjekësore do të përcaktojnë kohën e rikuperimit të Ismajlit. Sylvinho shpreson ta ketë gati për takimin ndaj Polonisë. Emra si Broja, Gjimshiti, Bare dhe Manaj janë të dëmtuar dhe nuk janë ftuar për takimin ndaj Polonisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll