Bota

E pazakontë/ Po eksploronin në ishullin Brazilian, shkencëtarët zbulojnë shkëmbinj PLASTIKË

Ekspertët u shprehën të shqetësuar se zbulimi më i fundit i gurëve të pazakontë tregon sesa thellë është futur ndotja plastike në modelet gjeologjike të Tokës.

17 Mars 2023, 16:01 Nga a.l
E pazakontë/ Po eksploronin në ishullin Brazilian,
Shkëmbi

BRAZIL- Shkencëtarët po tronditen nga zbulimi i disa gurëve plastikë në një ishull të largët vullkanik në brigjet braziliane, të cilët e kanë konsideruar gjetjen, një shenjë shqetësuese. Ekspertët u shprehën të shqetësuar se zbulimi më i fundit i gurëve të pazakontë tregon sesa thellë është futur ndotja plastike në modelet gjeologjike të Tokës. Shkëmbinjtë, të quajtur "plastiglomerate", një përzierje e shkrirë e sedimentit dhe mbeturinave, të mbajtura së bashku nga plastika e shkrirë janë zbuluar në një vend shqetësues.

"Kjo është e re dhe e tmerrshme në të njëjtën kohë, sepse ndotja ka arritur në gjeologji. Vendi ku gjetëm këto mostra është një zonë e ruajtur përgjithmonë në Brazil, afër vendit ku breshkat e gjelbra lëshojnë vezët e tyre," shpjegoi Fernanda Avelar Santos, një gjeologe nga Universiteti Federal i Paranës. 

Ishulli në fjalë, ishulli Trindade është një zonë jetike e ruajtjes për breshkat e gjelbra të rrezikuara, të cilat përdorin oqeanin e largët si vend foleje. Me përjashtim të shkencëtarëve, të vetmit njerëz të lejuar në ishull janë zyrtarët e marinës braziliane, të cilët patrullojnë zonën në një përpjekje për të mbrojtur breshkat, shkruajnë mediat e huaja. 

Me fjalë të tjera, nëse do të na duhet të qartësohemi, ky zbulim dëshmon se plastika është kudo, nga thellësitë e Hendekut Mariana deri tek fëmijët e vegjël dhe ishulli Trinidade nuk bën përjashtim. Shkencëtarët gjurmuan plastikën në shkëmbinjtë misterioz tek rrjetat e peshkimit, një nga ndotësit më famëkeq dhe shkatërrues të oqeanit. Sipas Santos, plehrat neto janë të zakonshme në plazhet e largëta të ishullit.

shkembinjte

Sondazh

Poll