Bota

Tronditëse në SHBA/ Gjimnastja 45-vjeçare përdhunoi më shumë se 300 herë të dashurin e vajzës së saj 16-vjeçar

Sipas hetimeve, 16-vjeçari qëndronte në shtëpinë e Hawkins, pasi i riu ishte i dashuri i vajzës së saj.

17 Mars 2023, 15:53 Nga a.l
Tronditëse në SHBA/ Gjimnastja 45-vjeçare përdhunoi
Jennifer Haëkins

SHBA- Një ngjarje tronditëse raportohet në SHBA. Një gjimnaste 45-vjeçare e identifikuar me emrin Jennifer Hawkins akuzohet se ka abuzuar seksualisht për vite me radhë me të dashurin e vajzës së saj, një djalë 16-vjeçar. Mediat e huaja raportojnë se trainerja nga Oklahoma dyshohet se abuzoi më shumë se 300 herë me të miturin, i cili aktualisht ndodhet në rehabilitim. 

“Marrëdhënia” dyshohet se filloi në shtator 2017, kur viktima ishte student i vitit të dytë dhe shumica e takimeve seksuale u zhvilluan në shtëpinë e Hawkins. Sipas hetimeve, 16-vjeçari qëndronte në shtëpinë e Hawkins, pasi i riu ishte i dashuri i vajzës së saj.

Hawkins fillimisht i mohoi akuzat, por më vonë pranoi se kishte pasur një marrëdhënie seksuale me studentin kur u përball me autoritetet.

jennifer hawkins

Sondazh

Poll