Aktualitet

Seanca për Dianën, prokurori nuk heq dorë: Nëse do paguani gjobën, do revokojmë akuzën

Gjatë seancës ai gjithashtu i ka kërkuar gjykatës që të lirojë Diana Bahçja Hoshin dhe t’i japë kohë që të paguajë gjobën.

17 Mars 2023, 13:36 Nga A.B
Seanca për Dianën, prokurori nuk heq dorë: Nëse do paguani
Seanca

TIRANË- Prokurori Endrit Bimi është shprehur se është dakord që të revokojë akuzën ndaj nënës lehonë, nëse do të paguhet gjoba prej 250 mijë lekësh.

“Vendimi i ekzekutimit është i qershorit 2022. A është në gjendje shtetasja të paguaje gjobës. Nëse na paguani gjobën për pjesën e mbetur organi i akuzës është dakort të revokojë vendimin me burg”, thotë prokurori.

Gjatë seancës ai gjithashtu i ka kërkuar gjykatës që të lirojë Diana Bahçja Hoshin dhe t’i japë kohë që të paguajë gjobën.

Rasti i Diana Bahçjas ka marrë vëmendjen e publikut për shkak të paradoksit nga drejtësia shqiptare. Diana Bahçja ishte dënuar nga gjykata me gjobë, pasi pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën. Ky pretendim mohohet nga Diana që deklaron se ish-burri e dhunonte. Por çudia ka ndodhur me vendimin e gjykatës. 3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertonte dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të porsalindur. 

Pa asnjë dijeni ajo u arrestua dhe ndodhet në burg, edhe pse ligji bën një tjetër parashtrim për rastin e saj. Diana Bahçja përfiton nga ligji dhe Kodi Penal, që parashikon shumë qartë se në rastin kur nëna është shtatzënë ose ka fëmijën nën 1 vjeç, atëherë ekzekutimi i vendimit për dënim edhe në rast se është i drejtë, do të duhet të shtyhet derisa bebi të mbushë 1 vjeç. Kjo në rastin e saj nuk ka ndodhur. Nëna është në burg ndërsa për fëmijën që ka nevojë urgjente dhe të pajustifikuar për nënë, është duke u kujdesur i shoqi, Naim Bahçja bashkë me mbesën e tij 11-vjeçare./Dosja.al

diana bahcja

Sondazh

Poll