Aktualitet

FOTO/ Shtullunga të zeza, merr flakë kamioni në Vlorë, bllokohet e gjithë rruga

Mësohet se kamioni ka marrë flakë në rrugën e Lumit të Vlorës, mes fshatit Kotë dhe Gjormë.

17 Mars 2023, 11:35 Nga I.A
FOTO/ Shtullunga të zeza, merr flakë kamioni në Vlorë,
Kamioni

VLORË- Një kamion ka marrë flakë paraditën e sotme në Vlorë. Mësohet se kamioni ka marrë flakë në rrugën e Lumit të Vlorës, mes fshatit Kotë dhe Gjormë.

Ende nuk dihet arsyeja e djegies së kamionit, ndërkohë që aksi rrugor ka mbetur i bllokuar për shkak të flakëve të kamionit. Në vendngjarje zjarrëfikësit e Selenicës po punojnë për shuarjen e flakëve.

merr flake kamioni ne vlore

Sondazh

Poll