Aktualitet

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: S'isha në dijeni të gjobës, nuk më lejuan të takoja vajzën

Diana ka shtuar se nuk e kanë lejuar as të takojë vajzën e parë, të cilën e ka 5-vjeçe.

17 Mars 2023, 13:20 Nga A.B
U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: S'isha
Diana Bahcja

TIRANË- Del para gjykatës, Diana Bahçka, nëna lehonë e cila u nda nga foshnja 8 ditëshe. Ajo u burgos për shkak të një gjobe. Përballë trupës gjykuese, ajo është shprehur se nuk ka qënë në dijeni të gjobës. Më tej, Diana ka shtuar se nuk e kanë lejuar as të takojë vajzën e parë, të cilën e ka 5-vjeçe.

"Nuk kam qenë në dijeni të gjobës. Fëmijën e parë nuk e kam takuar se nuk më lejojnë është 5 vjeçe vajza", tha thënë ajo në gjyq.

Avokatët kërkojnë lirimin e saj, pasi dëmton shëndetin e fëmijës, por edhe të vetë asaj. Të pranishëm në seancë janë edhe bashkëshorti i saj, si edhe përfaqësues të Komitetit të Helsinkit dhe të organizatave të tjera.

Rasti i Diana Bahçjas ka marrë vëmendjen e publikut për shkak të paradoksit nga drejtësia shqiptare. Diana Bahçja ishte dënuar nga gjykata me gjobë, pasi pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën. Ky pretendim mohohet nga Diana që deklaron se ish-burri e dhunonte. Por çudia ka ndodhur me vendimin e gjykatës. 3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertonte dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të porsalindur. 

Pa asnjë dijeni ajo u arrestua dhe ndodhet në burg, edhe pse ligji bën një tjetër parashtrim për rastin e saj. Diana Bahçja përfiton nga ligji dhe Kodi Penal, që parashikon shumë qartë se në rastin kur nëna është shtatzënë ose ka fëmijën nën 1 vjeç, atëherë ekzekutimi i vendimit për dënim edhe në rast se është i drejtë, do të duhet të shtyhet derisa bebi të mbushë 1 vjeç. Kjo në rastin e saj nuk ka ndodhur. Nëna është në burg ndërsa për fëmijën që ka nevojë urgjente dhe të pajustifikuar për nënë, është duke u kujdesur i shoqi, Naim Bahçja bashkë me mbesën e tij 11-vjeçare./Dosja.al

rasti i diana bahcjas

Sondazh

Poll