Aktualitet

KAMËZ/ 30-vjeçari dëmton banesën e xhaxhait, kërcënon familjarët, policia e vë në pranga

30-vjeçari, banues në Kamëz, u arrestua pas kërcënimit që i bëri familjarëve.

17 Mars 2023, 12:22 Nga A.B
KAMËZ/ 30-vjeçari dëmton banesën e xhaxhait,
Policia

TIRANË- Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi ka dëmtuar banesën e xhaxhait të tij e më pas ka kërcënuar familjarët. Policia bën të ditur se personi me inicialet V.P, banues në Kamëz është vënë në pranga për shkak të veprës penale të kryer. 

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin V. P., 30 vjeç, banues në Kamzë, pasi në Kamzë, ka dëmtuar xhamat e banesës së xhaxhit të tij, si dhe ka kanosur atë dhe familjarët e tij.'- njofton Policia.

Arsyeja e konfliktit ende nuk bëhet e ditur./Dosja.al

kamez

Sondazh

Poll