Aktualitet

Dosja e 21 Janarit, SPAK e dërgoi në Prokurorinë e Tiranës, familjarët e 4 të vrarëve e ankimojnë

Kërkesa do të shqyrtohet në dhomë këshillimi më 29 Mars nga gjyqtarja Elsa Ulliri.

17 Mars 2023, 11:24 Nga A.B

Dosja e 21 Janarit, SPAK e dërgoi në Prokurorinë e Tiranës,

TIRANË- Familjaret e 21 Janarit kanë ankimuar në GJKKO vendimin e SPAK që ia dërgoi për kompetencë ne prokurorinë e Tiranës kallëzimin e tyre.

Kërkesa do të shqyrtohet në dhomë këshillimi më 29 Mars nga gjyqtarja Elsa Ulliri. Prokuroria Speciale ka shpallur moskopetencë jo vetëm për padinë e familjarëve të depozituar më 16 shkurt, por edhe atë të bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për 21 janarin.

Kreu i SPAK, Dumani ka deklaruar se SPAK është një pritje se çfarë do të dalë nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, për të marrë ndërmarrë hapa të mëtejshëm.

21 janari

Sondazh

Poll