Aktualitet

Zbardhet kallëzimi që çoi Artur Bushin në SPAK, kryebashkiaku u pyet për gjobën e majme

Muharrem Hoxha pretendon se Bushi dhe Inspektoriati i Ndërtimor i Bashkisë, i kanë vendosur 3 gjoba me shumë totale 35 mln lekë për ndërtim pa leje.

17 Mars 2023, 12:45 Nga A.B
Zbardhet kallëzimi që çoi Artur Bushin në SPAK,
SPAK

TIRANË- Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi u paraqit ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Raportohet se Bushi është thirrur për të dhënë sqarime në lidhje me një hetim të nisur nga prokurorja e SPAK, Manjola Kajana, pas kallëzimit të shtetasit Muharrem Hoxha.

Shtetasi në fjalë pretendon se Bushi dhe Inspektoriati i Ndërtimor i Bashkisë, i kanë vendosur 3 gjoba me shumë totale 35 mln lekë për ndërtim pa leje.

Ndaj kryebashkiakut socialist janë bërë 7 kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, për 3 prej të cilave është regjistruar procedim penal. Ndërkohë që dy të tjera nuk janë pranuar dhe 2 i janë dërguar për shqyrtim prokurorive të rretheve gjyqësore.

Ndaj Artur Bushit rezulton se kanë ardhur gjithsej 7 materiale kallëzuese, nga të cilët:

Për 3 materiale kallëzuese është regjistruar procedim penal.

Për 2 materiale kallëzuese është vlerësuar të dërgohen për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

Për 2 materiale kallëzuese është vendosur mosfillim procedimi./Dosja.al

artur bushi artur bushi ne spak

Sondazh

Poll