Aktualitet

Dallëndyshe Bici te Kadastra! Ish-drejtori i Burgjeve 'i zë vendin', emërohet në krye të IKMT-së

Ismaili ka mbajtur më parë postin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe postin e drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve, si dhe postin e nëndrejtorit të pastrimit të Parave.

17 Mars 2023, 11:59 Nga A.B
Dallëndyshe Bici te Kadastra! Ish-drejtori i Burgjeve 'i zë
Agim Ismaili

TIRANË- Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili është emëruar në krye të IKMT-së, në vend të Dallëndyshe Bicit. Ky ndryshim, u bë për shkak të emërimit të Bicit në krye të Kadastrës, në vend të Artan Lames. 

Ismaili ka mbajtur më parë postin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe postin e drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve, si dhe postin e nëndrejtorit të pastrimit të Parave.

Ismaili është diplomuar për Inxhinjer elektroteknik për energjitikën në vitet 1987-1992. Ai ka kryer master shkencor në Akademinë e Rendit për specialist i lartë policie në vitet 1997 – 2001 dhe më pas, ka kryer edhe studimet e larta për Drejtësi./Dosja.al

agim ismaili dallendyshe bici

Sondazh

Poll