Aktualitet

FOTOT- Dje humbi të atin! Momenti kur Saimir Tahiri shkon në varrim për t'i dhënë lamtumirën e fundit, qëndron krah nënës

Me një letër nga burgu, Tahiri mori guximin t’i ‘thoshte’ të atit se e do shumë.

17 Mars 2023, 11:14 Nga A.B
FOTOT- Dje humbi të atin! Momenti kur Saimir Tahiri shkon në varrim
Saimir Tahiri

TIRANË- Ish-ministri, Saimir Tahiri ka dalë ditën e sotme nga burgu për t’i dhënë të atit lamtumirën e fundit. Vendimi për miratimin e lejes është marrë dje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe prokurori i çështjes. Gjatë kësaj periudhe, Tahiri do qëndrojë nën shoqërinë e efektivëve të policisë së burgjeve. Tahiri shihet se qëndron në çdo çast krah nënës së tij.

FOTOT- Dje humbi të atin! Momenti kur Saimir Tahiri shkon në varrim

Një ditë më parë, me një letër nga burgu, Tahiri mori guximin t’i ‘thoshte’ të atit se e do shumë. "O Ba, si nuk më prite",-thuhet në postimin prekës.

Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit Saimir Tahiri u nda një ditë më parë nga jeta në moshën 73-vjeçare pasi vuante prej vitesh nga leuçemia, sëmundje që e kishte rënduar. Ai njihej si farmacist dhe prej vitesh ushtronte këtë profesion./Dosja.al

saimir tahiri

Sondazh

Poll