Sport

Zbulohen pagesat e ‘skandalin Negreira’, i del emri edhe presidentit Laporta!...

Dalin në dritë detajet e pagesave të Barcelonës në ‘skandalin Negreira’, me disa vite edhe nën drejtimin e Joan Laporta...

17 Mars 2023, 11:23 Nga DOSJA

Zbulohen pagesat e ‘skandalin Negreira’, i del emri edhe presidentit

SPANJE - Është një skandal që nuk ka mbaruar së spërkaturi Barcelonën. Prej disa javësh me zbulime të ndryshme nga El Mundo, është zbuluar bashkëpunimi mes klubit katalanas dhe José Maria Enriquez Negreira, zv.president i komisionit të arbitrave, nga viti 2001 deri në vitin 2018.

Një skandal që tani e shtyn drejtësinë të veprojë, pasi Barcelona e gjen vetën të akuzuar zyrtarisht për korrupsion. Por zbulimet pasojnë njëra-tjetrën dhe më të fundit, përmes ‘Football Leaks’, të cilat publikojnë detajet e pagesave për Negreira vit pas viti, tregojnë se Bartomeu nuk është presidenti i vetëm i përfshirë në këtë histori. 

Negreira me të vërtetë do të kishte marrë pagesa për shumë vite qoftë me Gaspart, Rosell, Bartomeu, ku nuk përjashtohet edhe Joan Laporta! Për pesë sezone, dhe për një shumë që i afrohet një milion e gjysmë euro, Barcelona nën presidencën e Laporta, e ka paguar Negreira. Kaq mjaft për ta vendosur presidentin aktual të klubit katalanas në një pozitë shumë të pakëndshme…

Zbulohen pagesat e ‘skandalin Negreira’, i del emri edhe presidentit

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll