Sport

Manchester City, ‘sheiku’ i futbollit botëror, ajo që kushton më tepër në skenën e blertë. Ja renditja e ‘Top-10” më pasanikëve!...

Pas Manchester Cityn që ka skuadrën më të shtrenjtë në botë, vinë dy spanjolët, Barcelona dhe Real Madridi në pod, që shfaqen në një renditje prej 100 klubesh.

17 Mars 2023, 10:28 Nga DOSJA
Manchester City, ‘sheiku’ i futbollit botëror, ajo që

ZVICER - Një studim nga Observatori i Futbollit i Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES Football Observatory) vuri në dukje, se Manchester Cityn është klubi me skuadrën më të shtrenjtë në botë, me 46 lojtarë të vlerësuar në 1.4 miliardë euro. Më pas vinë dy spanjolët,  Barcelona dhe Real Madridi në pod, që shfaqen në një renditje prej 100 klubesh.

Përveç të drejtave sportive mbi lojtarët, CIES ka marrë në studim edhe lojtarët që janë huazuar në klube të tjera dhe ata që mund të fitojnë një përqindje në transferimet e ardhshme. Në shkurt, Man.City u akuzua për shkelje financiare në Premier League.

Shikoni dhjetë aktorët më të shtrenjtë në botë:

1. Manchester City (ANG), 46 lojtarë me vlerë 1.46 miliardë euro

2. Barcelona (ESP), 40 lojtarë me vlerë 1.36 miliardë euro

3. Real Madrid (ESP), 46 lojtarë me vlerë 1.12 miliardë euro

4. Arsenal (ANG), 47 lojtarë me vlerë 1.04 miliardë euro

5. Chelsea (ANG), 51 lojtarë me vlerë 1.00 miliardë euro

6. Liverpool (ANG), 44 lojtarë me vlerë 943 milionë euro

7. Bayern Munich (GER), 42 lojtarë me vlerë 929 milionë euro

8. Paris Saint-Germain (FRA), 39 lojtarë me vlerë 745 milionë euro

9. Manchester United (ANG), 43 lojtarë me vlerë 722 milionë euro

10. RB Leipzig (GER), 32 lojtarë me vlerë 677 milionë euro

I pari klub jo-evropian në listë, është skuadra braziliane e Flamengos, që shfaqet në vendin e 36-të, me një skuadër prej 41 lojtarësh dhe një vlerësim total prej 264 milionë eurosh. Përveç brazilianëve, vetëm tre klube të tjera nga jashtë Europës shfaqen në mesin e 100 skuadrave më të vlefshmeve në botë: rivalët argjentinas Boca Juniors (e 81-ta) dhe River Plate (e 88-ta), me América de México që thuajse mbyll listën, në vendin e 98-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll