Sport

Pronarët e Manchester United nisin takimet me pretendentët për të blerë ‘Djajtë e Kuq’, sot radha e Sheikh Al Thanit…

Procesi do të mbyllet këtë javë me një kapitull të ri…

16 Mars 2023, 19:38 Nga DOSJA
Pronarët e Manchester United nisin takimet me pretendentët për

ANGLI - Procesi i shitjes së Manchester United ka një kapitull të ri këtë javë, me të interesuarit që udhëtojnë në ‘Old Trafford’ për takimet e para me përfaqësuesit e familjes Glazer, pronarit aktual të klubit. 

Sipas shtypit anglez, delegacioni i sheikut të Katarit Jassim bin Hamad Al Thani do të pritet sot, ndërsa ai i miliarderit britanik Jim Ratcliffe, pronar i INEOS, ka një audiencë të planifikuar për nesër. BBC tha gjithashtu se menaxhmenti i ‘Djajve të Kuq’ do të prezantojë shabllonet për shitjen eventuale të klubit, me një vizitë në qendrën stërvitore Carrington ende në axhendë.

Deri më tani, propozimet nga Sheikh Al Thani dhe Rattcliffe janë dy që janë bërë publike, me Katarin që ka treguar synim për të blerë të gjithë klubin anglez, ndërkohë që vetëm 69% të aksioneve u takojnë Glazers. 

Edhe kështu, 'The Telegraph' bën me dije se janë tetë grupe të interesuara për blerjen, mbetet për t'u parë nëse ndonjë propozim arrin në 6.8 miliardë euro të kërkuara nga familja amerikane, kur shpalli synimin për të shitur nëntorin e kaluar. 

Pronarët e Mançester Junajtid që prej vitit 2005, Glazerët ende nuk e përjashtojnë mundësinë e vazhdimit në krye të klubit, pavarësisht kundërshtimeve prej disa vitesh nga tifozët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll