Sport

Lojtari i Panathinaikos pas mosmarrëveshje me ish-partneren e tij ukrainase – “Nuk jam homoseksual"

“Alvina është një gënjeshtare patologjike” thotë asi i Panathinaikos

16 Mars 2023, 18:43 Nga DOSJA

Lojtari i Panathinaikos pas mosmarrëveshje me ish-partneren e tij ukrainase

GREQI - Nga dashuria absolute te “thikat” për kujdestarinë e djalit të tyre dyvjeçar, bëhet fjalë për anësorin slloven të Panathinaikos Benjamin Verbic dhe influencuesen e njohur ukrainase Alvina Tsarenko.

Të dy të shoqëruar nga avokatët e tyre, sipas informacioneve të protothema.gr, kanë qenë ditën e djeshme në Komisariatin e Glyfadës, pasi bukuroshja bionde ka refuzuar ashtu siç duhej t'i jepte të atit May-n e vogël, akt që bie ndesh me atë që shkruhet nga urdhri i përkohshëm i kujdestarisë së vogëlushit, i cili deri në gjykimin përfundimtar të çështjes, i është dhënë 29-vjeçarit.

Kjo ka bërë që të dy të debatojnë dhe të përfundojnë në komisariat, ku janë ngritur kallëzime nga të dyja palët. Slloveni Benjamin Verbic e ka paditur atë për shtatë vepra, duke përfshirë trafikun e drogës dhe Alvina Tsarenko për dy, akuza të rreme dhe shpifje.

Lojtari i Panathinaikos pas mosmarrëveshje me ish-partneren e tij ukrainase

Shkak për një episod të ri në sherr mes tyre nuk ka qenë dhe aq refuzimi i 29-vjeçares për t'ia dhënë të voglin për disa orë babait të tij, por një histori në Instagram që ajo ka postuar të dielën, pas sherrit me Atromitos, në të cilën futbollisti të argëtohet me persona transgjinorë, duke lënë të dhëna të ndryshme për identitetin e tij seksual.

Pak orë më vonë, anësori i Panathinaikos, duke dashur të zbardhë situatën, është kundërpërgjigjur me postimin e tij, duke u vetëdeklaruar drejt dhe duke e quajtur Alvina Tsarenkon edhe “gënjeshtare patologjike”.

“Kërkoj falje që ju shqetësova me Alvina Tsarenkon, por ndjej se duhet ta bëj, pasi të gjitha këto gënjeshtra që ajo thotë për jetën time personale, vijnë prej saj si një përpjekje për të ndikuar në drejtësinë greke, që nga urdhri i gjykatës për fëmijën.Edhe pse askujt nuk i intereson, vetëm për rekord, unë jam i drejtë. Nuk kam pasur kurrë një jetë dashurie me një mashkull apo një person trans. Alvina ngacmoi fotot e ish-të dashurës sime Lily dhe tani më përmend se kam shkuar në klub me dy trangjinor! Këtë herë, ishin kushërira ime Jerneja dhe shoqja e saj Katja, nga Sllovenia.

Lojtari i Panathinaikos pas mosmarrëveshje me ish-partneren e tij ukrainase

Nëse subjekti në mes nuk do të ishte fëmija im, do ta merrja nga ana e saj, si një komedi me buxhet të ulët. Alvina është e persekutuar nga unë, për disa fyerje dhe gënjeshtra, shpifja ndaj personit tim është një lloj hakmarrjeje. Alvina është gënjeshtare patologjike!”, thotë ai.

Lojtari i Panathinaikos pas mosmarrëveshje me ish-partneren e tij ukrainase

Për gjithçka që 29-vjeçarja ukrainase mbështet në postimet e saj, në lidhje me preferencat seksuale të futbollistit, kundër saj janë kthyer edhe fansat e Panathinaikos, të cilët e shajnë në mënyrë vulgare sa herë provokon.

Në periudhën në vijim, konkretisht në datën 4 prill, ish-çifti do të jenë në sallat e gjyqit, ku do të diskutohet për padinë e rregullt për kujdestarinë e 2-vjeçares May.

Lojtari i Panathinaikos pas mosmarrëveshje me ish-partneren e tij ukrainase

Sipas avokatit të influencuesit Alvinas Tsarenko, kriminologut Dimitris Vidakis, 29-vjeçarja synon të bëjë një luftë të madhe për kujdestarinë e fëmijës së saj.

“Klientja ime erdhi në Greqi me fëmijën e saj të mitur si refugjate nga Ukraina e shkatërruar nga lufta, vetëm për të qenë pranë babait të tij, i cili nga korriku u transferua në Panathinaikos. Të gjitha gjërat që ai dyshohet se akuzon ndaj Tsarenkos, kanë si motiv të vetëm interesin dhe mbrojtjen e fëmijës së mitur. Të gjitha akuzat ndaj saj janë të sajuara dhe së shpejti do të shemben. Ne kemi besim absolut te drejtësia greke”, thekson zoti Vidakis.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll