Sport

ZBULIMI! “Mbappé kapiten i kombëtares? Ai është një nga lojtarët që nuk e do shiritin”...

Trajneri francez Didier Deschamps bëri zbulimin, pas publikimit të skuadrës për dy ndeshjet e ardhshme të Francës

16 Mars 2023, 18:29 Nga DOSJA
ZBULIMI! “Mbappé kapiten i kombëtares? Ai është

FRANCE - Shiriti i kapitenit të kombëtares franceze është i lirë, pasi Hugo Lloris shpalli lamtumirën e tij nga kombëtarja janarin e kaluar. Pas shpalljes së skuadrës për dy ndeshjet e para të Francës, në kualifikueset për ‘Euro 2024’, Didier Deschamps bëri një zbulim kur u pyet për mundësinë që Kylian Mbappé të zëvendësojë portierin e Tottenham.

"Ka disa lojtarë që nuk e duan shiritin e kapitenit. Kylian është një prej tyre. Unë do të flas me ta përpara se të marr një vendim. Ka një përgjegjësi për të qenë kapiten, me detyrime pak më të mëdha, por unë dua të kem atë diskutim Brenda, para se të marr vendimin tim”, pranoi trajneri francez.

Kujtojmë, se edhe Karim Benzema u dorëhoq nga kombëtarja franceze pas Botërorit 2022, ndaj nuk e integron natyrshëm këtë skuadër që ka tre të ardhur: Brice Samba, Wesley Fofana dhe Khéphren Thuram.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll