Aktualitet

Shira dhe shtrëngata, Policia e Shtetit u bën thirrje shoferëve: Ç’të bëni nëse aksidentoheni, mos konsumoni alkol

23 Shtator 2019, 19:53 Nga DOSJA
Shira dhe shtrëngata, Policia e Shtetit u bën thirrje shoferëve:

TIRANË– Policia Rrugore ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët të cilët udhëtojnë më automjetet e tyre në këtë mot të keq me shira dhe erëra të forta.

Në njoftimin zyrtar shkruhet se të gjithë ata qytetarë që përfshihen në një aksident duhet të hapin krahun dhe të mos largohen nga vendngjarja.

Gjithashtu bëhet me dije se kryesorja që duhet të bëni është të vishni një jelek me ngjyrë fosforeshente, në mënyrë që të dalloni nga të tjerët.

Policia njofton më tej se është i ndaluar konsumimi i alkolit.

Njoftimi nga Policia Rrugore

Nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu në disa zona të vendit kryesisht në Tiranë, Durrës, Elbasan Krujë, Lezhë, Shërbimi i Policisë Rrugore tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë sidomos:

• Kufiri i shpejtësisë së mjeteve duhet të jetë jo më shumë 50 Km/h nëse dukshmëria është me e vogël se 100 metra.

Në situatën e rënduar të motit në tunele, në hyrje dhe në brendësi të tyre:

• Zvogëloni shpejtësinë;
• Aktivizoni ajrin riqarkullues të kabinës së mjetit;
• Nëse konstatohet rrezik ndaloni para hyrjes së tuneleve;
• Mbani krahun e djathtë;
• Respektoni shpejtësinë e lejuar të treguar nga sistemi i sinjalizimit;
• Aktivizoni sinjalin bllokues në rast rreziku;
• Bëni kujdes nga ndryshimi i kushteve atmosferike, mbi sipërfaqen e rrugës;
• Bëni kujdes nga ndryshimi ndriçimit në hyrje dhe dalje të tunelit.

Në raste përfshirje aksidentesh duhet të mbani parasysh:

• Mos lëvizni nga vendngjarja;
• Telefononi menjëherë në numrin 112 dhe prisni mbërritjen e ndihmës së parë;
• Jepni informacion për emrin dhe numrin tuaj të telefonit, vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe nëse nevojitet ndërhyrja;
• Aktivizoni sinjalin bllokues të rrezikut;
• Sigurohuni që jeni të dukshëm nga të tjerët (vishni jelek fosforeshentë) dhe evitoni mundësinë e ndodhjes së ndonjë aksidenti tjetër ose rëndimin e pasojave;
• Vendosni trekëndëshin e rrezikut në distancë të mjaftueshme;
• Ndaloni në të djathtë të karrexhatës nëse është mundësia;
• Përdorni mjetet e ndihmës së parë;
• Largimi nga vendi i ngjarjes, rrezikon ndalimin dhe arrestimin e menjëhershëm, përveç pezullimit të lejes së drejtimit.

Drejtuesit e mjeteve të evitojnë përdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjeteve dhe të tregojnë kujdes maksimal për të evituar përfshirjen në aksidente dhe ngjarje rrugore.
#kontribuodhetipersigurinerrugore

Një mot i keq ka përfshirë kryeqytetin pasditen e sotme me rrebeshe shiu dhe erëra të forta. Zona e Dons Boskos është pakalueshme për shkak të përmbytjes së shirave dhe akset kryesore jaën bllokuar nga një trafik i rënduar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi policia rrugore moti i keq ne shqiperi policia rrugore

Sondazh

Poll