Politike

Varhelyi: Miku nuk vjen "duarbosh", në shtator hapim pranimet për Kolegjin Evropian në Tiranë, na duhet një ndërtesë e bukur

Ai tha se "mysafiri" nuk vjen duarbosh dhe shtoi se pranimet nisin në shtator 2023.

16 Mars 2023, 13:24 Nga f.g
Varhelyi: Miku nuk vjen "duarbosh", në shtator hapim pranimet
Oliver Varhelyi

TIRANE- Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi njofton se në Shqipëri do të hapet Kolegji Evropian i Bruzhit me financim nga BE. Ai tha se "mysafiri" nuk vjen duarbosh dhe shtoi se pranimet nisin në shtator 2023.

Oliver Varhelyi: Diskutuam për temat e samitit të kaluar, terminali evropian, gazi i lëngshëm për Ballkanin. Këto zhvillime duhet të sjellin ndryshim në terren, të ndryshojmë realitetet për njerëzit dhe bizneset. Rajoni mund të rritet më shpejt se BE. Shoh angazhim nga qeveria shqiptare, po punojnë pareshtur. Kryeministri përmendi një element nga bagazhi im. Më njihni, një mik duhet të vijë me diçka. Kemi arritur të gjejmë financime për kampusin e kolegjit të Evropës. Ky është një sinjal i qartë se anëtarësimi është afër. Kjo është arsyeja pse jam krenar të deklaroj se procesi i pranimeve nis në shtator. Na duhet një ndërtesë, një vend i bukur ku Kolegji do të vendoset. /Dosja.al

oliver varhelyi

Sondazh

Poll