Politike

Zhupa: Të hënën të mbahet seanca për zgjedhësit, ju keni shkelur ligjin

Gjatë seancës plenare të sotme, Zhupa ka theksuar se kjo seancë është hequr padrejtësishtë dhe se është në shkelje flagrante. 

16 Mars 2023, 10:42 Nga I.A
Zhupa: Të hënën të mbahet seanca për zgjedhësit,
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kërkuar që të mbahet seanca plenare e anuluar e posaçme për zgjedhësit. Gjatë seancës plenare të sotme, Zhupa ka theksuar se kjo seancë është hequr padrejtësishtë dhe se është në shkelje flagrante. Po ashtu Zhupa ka deklaruar se të hënën tjetër duhet që të mbahet seanca e zgjedhësve.

"Heqja është bërë në mënyrë arbitrare nga kryetarja e Kuvendit duke na thënë se disa deputetë kanë kërkuar të mos bëhet seanca është shkelje. Nuk na është vënë në dispozicion asnjë shkresë. Një sms e ardhur nga kryetari i grupi nuk përbën arsye për të anuar një seancë që flitet për çështjet e zgjedhësve. Këtu anulohen seanca dhe nuk bëhet asnjë njofton. Të vendoset që e hëna tjetër meqë s’na keni lejuar të flasim për qytetarët, të hënën tjetër të diskutohet për çështjet e zgjedhësve pasi duhet të ishte zhvilluar këtë të hënë që kaloi. Edhe kolegët socialistë mund të kenë ndonjë hall qytetarësh," tha Zhupa.

ina zhupa seance plenare 16 mars 2023

Sondazh

Poll