Politike

Zgjedhjet Lokale, ambasadori britanik: Opozita duhet të jetë e fortë për ti kërkuar llogari qeverisë

King Smith tha se demokracia duhet të jetë në lulëzim.

16 Mars 2023, 10:29 Nga f.g
Zgjedhjet Lokale, ambasadori britanik: Opozita duhet të jetë e
Alastair King Smith

TIRANE- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King Smith përsëriti qëndrimin e vendit të tij se vendi duhet të ketë një opozitë të fortë që ti kërkojë llogari qeverisë për të bërë mirë punën e saj. Në një tryezë të organizuar sot në kryeqytet, ku morën pjesë disa institucione dy muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, me temë "Mbrojtja e integritetit zgjedhor në Shqipëri", King Smith tha se demokracia duhet të jetë në lulëzim. 

"Mbretëria e Bashkuar mbështet demokracinë në Shqipëri për të ngritur standardin e zgjedhjeve  dhe për të mbështetur monitorimin e zgjedhjeve dhe për të cuar pjesëmarrjen e qytetarëve. Mbretëria e Bashkuar mbështet punën për të vazhduar me procesin zgjedhor dhe me ndihmesat që jep për partitë politike. MB do të shikojë një demokraci në lulëzim, duke përfshirë këtu edhe një opozitë të fortë që i kërkon llogari partisë në pushtet dhe të ketë institucione që punojnë. Procesi demokratike është i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Ballkanin Perëndimor dhe për pjesën tjetër të Evropës”, u shpreh ambasadori./Dosja.al

alastair king-smith

Sondazh

Poll