Politike

Zgjedhjet e 14 majit, Berisha dorëzon në KQZ koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’

Para se të depozitonin letrat në KQZ, përfaqësuesit ligjorë të partive kanë dhënë edhe nga një deklaratë për shtyp. Përfaqësuesi ligjor i PD, Ledio Nuraj tha se është i bindur që KQZ do e pranonte koalicionin, ndërsa shtoi se ishte besimplotë që do të fitonin në të gjitha bashkitë e vendit.  

15 Mars 2023, 20:29 Nga k.m.

Zgjedhjet e 14 majit, Berisha dorëzon në KQZ koalicionin

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dorëzon në Komisionin Qendorr të Zgjedhjeve koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’! Partitë përbërëse të koalicionit janë: Partia e Lirisë; Partia Demokratike e Shqipërisë; Partia Demokristiane; Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut. Emri i koalicionit është: Bashkë fitojmë! Shkronjat nistore të koalicionit do të jenë: BF. 

Para se të depozitonin letrat në KQZ, përfaqësuesit ligjorë të partive kanë dhënë edhe nga një deklaratë për shtyp. Përfaqësuesi ligjor i PD, Ledio Nuraj tha se është i bindur që KQZ do e pranonte koalicionin, ndërsa shtoi se ishte besimplotë që do të fitonin në të gjitha bashkitë e vendit.  

Ledio Nuraj: Kemi bindjen se PD do të pranohet si pjesë e këtij koalicionit, është ajo partia më e madhe opozitare, që përfaqëson zgjedhësit opozitarë që paraqie taletërnativa ndryshe me bazë të gjerë. PD do regjistrohet pasi ka nxjerrë përfaqësuesit nga Primaret që do të garojnë zgjedhjet lokale. Sa bashki do fitojmë? 61!

Endrit Brahimllari: është koalicioni i fitores dhe është më i gjëri që keni parë ndonjëherë...

Sot në mesnatë, është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në lokalet e 14 majit. Pak orë para përfundimit të afatit,deputetët Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho, me koalicionin 'Aleanca Liberale e Djathtë' dorëzuan në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit për zgjedhjet e 14 majit. Bëhet fjalë për koalicionin e tre partiak; Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat. Sigla e koalicionit do të jetë ALD.

Edhe opozita dorëzoi kërkesën për regjistrimin e koalicionit në KQZ për zgjedhjet e 14 Majit. Partitë në koalicion janë: PL, PBDNJ, PDK. Koalicioni udhëhiqet nga Partia e Lirisë, brenda së cilës është edhe grupimi i Sali Berishës. Emri i koalicionit është “Bashkë fitojmë”

Ndërkohë ditën e nesërme në orën 12:00 Komisionin i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë kërkesën e PD të grupimit Alibeaj për të shfuqizuar vendimin e kryekomisionerit, i cili të martën vendosi për të mos e regjistruar këtë forcë politike si subjekt zgjedhor. Gjithashtu KAS pranoi bashkimin në të njëjtën çështje edhe të ankimimit të Sali Berishës. Relatori i të dyja çështjeve të bashkuara do të jetë Koli Bele. 

regjistrohen koalicionet ne kqz

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll