Politike

Rikthimi pas ndarjes, paqe mes Ahmetajt dhe Ramës? I ribashkoi...Bubqi

Kjo ka ndodhur sot, pasi kryeministri Rama ka publikuar fotot nga rindërtimi në fshatin Bubq.

15 Mars 2023, 23:31 Nga k.m.
Rikthimi pas ndarjes, paqe mes Ahmetajt dhe Ramës? I ribashkoi...Bubqi
Edi Rama dhe Arben Ahmetaj

TIRANË- Asnjë nuk zgjat përgjithmonë. As "ndarja" e kryeministrit Edi Rama me ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj nuk mbeti pa asnjë bashkim. Kjo ka ndodhur sot, pasi kryeministri Rama ka publikuar fotot nga rindërtimi në fshatin Bubq.

"MIRËMËNGJES, dhe nga Bubqi i rilindur pas rrënimit, tashmë edhe me godinën që do të ofrojë të gjithë shërbimet publike, si edhe me shkollën e re, palestrën e amfiteatrin aty pranë, ju uroj një ditë të mbarë,"-shkruan në postimin e tij nga kreu i qeverisë.

Rikthimi pas ndarjes, paqe mes Ahmetajt dhe Ramës? I ribashkoi...Bubqi

Ndërkohë që postimin e ka ripostuar vetë Ahmetaj, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Rindërtimit.

"Përplasja" mes tyre pati kulmin kur Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorët e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar "vendosën shiritin" në banesat e ish-zv.kryeministrit të vendit, Arben Ahmetajt. Ngjarja vjen pas një deklarate që bëri kryeministri Edi Rama. 

"Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj rolin e gjykatësit,"-këtë fjali tha kryeministri Edi Rama sot në mëngjes, duke iu përgjigjur Ahmetajt pasi ky i fundit, i ftuar në "Opinion", i kërkoi që të sillej si një kryeministër e jo gjyqtar. 

"Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë, por po i jap një sugjerim. Nuk do të doja të isha në pozicionin e kryeministrit, të bëhesha gjykatës,"- thoshte Ahmetaj në "Opinion".

Por mesa duket se 'paqja' mes tyre është rivendosur...e gjitha mesa duket falë Bubqit!

edi rama arben ahmetaj

Sondazh

Poll