Politike

Dorëzuan kërkesën për regjistrim në “Lokale” në koalicion me Partinë e Lirisë, Noka zbulon tjetër SKENAR...

Flamur Noka tha se ka pasur edhe një skenar tjetër, por u zgjodh që të ndiqej strategjia aktuale pas këshillitmit me Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë. 

15 Mars 2023, 22:29 Nga k.m.
Dorëzuan kërkesën për regjistrim në
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka zbuluar skenarët të cilat kanë vënë në diskutim në lidhje me regjistrimin në zgjedhjet lokale të 14 majit. I ftuar sonte në emisionin "Open", Flamur Noka tha se ka pasur edhe një skenar tjetër, por u zgjodh që të ndiqej strategjia aktuale pas këshillitmit me Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë. 

“Koalicion i bërë publik me kohë, prej kohësh PD ka një marrëveshje me PL. Jeni njohur me aktin e marrëveshjen, publike edhe marrëveshja me PBDNJ. Është afati i duhur ligjor për dorëzimin e kërkesës për regjistrim të koalicionit. Ka qenë një ide që të hynim një koalicion partish me një mënyrë tjetër dhe PL të kandidonte për këshilla në vete, duke mbështetur në të gjithë vendin kandidatët tanë, por institucionet tona Këshilli Kombëtar dhe kryesia gjykuan se mënyra më e sigurt për të garuar është me partitë parlamentare sepse në komisionin parlamentar që u kërkua për çështjen McGonigal, rilindasit rrëzuan firmat e deputetëve duke i quajtur fallco dhe vullneti i hekurt i Ramës për të lënë PD jashtë zgjedhjeve, vendosëm kështu. Falenderojmë PL që edhe pse kishte hyrë në një rrugë për të mos lënë opozitën të gjymtuar e për të mos i krijuar shanset Ramës vendosën të rikonfirmojnë vullnetet për koalicion,”- ka deklaruar ai.

flamur noka

Sondazh

Poll