Politike

PD&PL doëzuan koalicionin në KQZ, Alibeaj: Shkelje e rëndë! Celibashi të marrë masa urgjente, po na përdoren simbolet

Enkelejd Alibeaj i bën thirrje që kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi të marrë masa e të mos regjistrojë koalicionin.

15 Mars 2023, 22:31 Nga k.m.
PD&PL doëzuan koalicionin në KQZ, Alibeaj: Shkelje e
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është ankuar për regjistrimin e koalicionit "Bashkë fitojmë!" të Partisë Demokratike dhe të Lirisë, bashkë me 2 aleatët e tjerë. Me anë të një postimi në rrjetet socialiste, deputeti i PD-së, Alibeaj tha se po përdoren simbolet e PD-së që pretendon që ai përfaqëson, ndaj edhe bën thirrje që kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi të marrë masa e të mos regjistrojë koalicionin.

"Depozitimi në KQZ për regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë” përmban një shkelje të rëndë lidhur me përdorimin e siglës dhe emrit të PD. Ky përdorim, i shkruar në një dokument zyrtar që ndodhet aktualisht në KQZ, është në kufijtë e një vepre penale. PDSH nuk është regjistruar ende në KQZ, kjo falë tifozërisë politike të drejtuesit të saj. Në cilësinë si kryekomisioner, Celibashi duhet të marrë masa urgjente për të shmangur regjistrimin e një koalicioni që përdor në mënyrë të paligjshme logon dhe simbolet e PD. Partia Demokratike mbetet në pritje të vendimit të nesërm të KAS. Çdo përdorim juridik në KQZ apo në institucione të tjera i emrit, siglës apo logos së saj është shkelje e Kodit Zgjedhor dhe mashtrim për zgjedhesit,"-shkruan në postimin e tij Enkelejd Alibeaj.

Sot në mesnatë, është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në lokalet e 14 majit. Pak orë para përfundimit të afatit,deputetët Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho, me koalicionin 'Aleanca Liberale e Djathtë' dorëzuan në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit për zgjedhjet e 14 majit. Bëhet fjalë për koalicionin e tre partiak; Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat. Sigla e koalicionit do të jetë ALD. Edhe opozita dorëzoi kërkesën për regjistrimin e koalicionit në KQZ për zgjedhjet e 14 Majit. Partitë në koalicion janë: PL, PBDNJ, PDK. Koalicioni udhëhiqet nga Partia e Lirisë, brenda së cilës është edhe grupimi i Sali Berishës. Emri i koalicionit është “Bashkë fitojmë”

Ndërkohë ditën e nesërme në orën 12:00 Komisionin i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë kërkesën e PD të grupimit Alibeaj për të shfuqizuar vendimin e kryekomisionerit, i cili të martën vendosi për të mos e regjistruar këtë forcë politike si subjekt zgjedhor. Gjithashtu KAS pranoi bashkimin në të njëjtën çështje edhe të ankimimit të Sali Berishës. Relatori i të dyja çështjeve të bashkuara do të jetë Koli Bele.

enkelejd alibeaj regjistrohen koalicionet ne kqz

Sondazh

Poll