Politike

Koalicioni Berisha-Meta, revoltohet Sula: Zoti i mëshiroftë nga i pari tek i fundit

Dashnor Sula u shpreh se PD është pakicë me sjelljet që po bëjnë grupimet brenda saj.

15 Mars 2023, 21:33 Nga k.m.
Koalicioni Berisha-Meta, revoltohet Sula: Zoti i mëshiroftë nga i pari
Dashamir Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Sula është revoltuar në lidhje me koalicionet e opozitës që janë dorëzuar së fundmi në KQZ për regjistrimin në zgjedhje. I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se është për të ardhur keq me situatën e krijuar në PD. Sula u shpreh se PD është pakicë me sjelljet që po bëjnë grupimet brenda saj.

PJESË NGA BISEDA:

Dashnor Sula: Lisandër, jemi pakicë me këtë sjellje që po bëjmë.

Lisandër Hoxha: Nuk jam farë pakicë zotëri. Po konkurroj për t’i marrë pushtetin socialistëve që po i marrin në qafë njerëzit.

Dashnor Sula: Kthehuni nga rruga e humbur që keni marrë, me gjithë të tjerat. Udhëheqës politik pa sigël pa simbol pa asgjë. Kjo është për të ardhur keq. Zoti i mëshiroftë nga i pari tek i fundit, përfshirë dhe Sali Berishën. Kjo që po i bëhet PD është një skandal dhe tmerruese. Më dhemb shpirti.

 

dashnor sula

Sondazh

Poll