Politike

Koalicion tjetër opozitar! Tre deputetë të PD hedhin firmën për regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit

Partitë zotërojnë në Kuvend tre mandate përkatësisht të deputetëve Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho.

15 Mars 2023, 20:26 Nga A.B
Koalicion tjetër opozitar! Tre deputetë të PD hedhin firmën
KQZ

TIRANË-Koalicioni 'Aleanca Liberale e Djathtë' ka dorëzuar ditën e sotme në KQZ kërkesën për rregjistrimin në zgjedhje. Bëhet fjalë për koalicionin tre partiak; Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat, të cilët do jenë nën siglën 'ALD'.

Partitë zotërojnë në Kuvend tre mandate përkatësisht të deputetëve Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho.

Sot në mesnatë, është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në lokalet e 14 majit. Pak orë para përfundimit të afatit,deputetët Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho, me koalicionin 'Aleanca Liberale e Djathtë' dorëzuan në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit për zgjedhjet e 14 majit. Bëhet fjalë për koalicionin e tre partiak; Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat. Sigla e koalicionit do të jetë ALD.

Edhe opozita dorëzoi kërkesën për regjistrimin e koalicionit në KQZ për zgjedhjet e 14 Majit. Partitë në koalicion janë: PL, PBDNJ, PDK. Koalicioni udhëhiqet nga Partia e Lirisë, brenda së cilës është edhe grupimi i Sali Berishës. Emri i koalicionit është “Bashkë fitojmë”

Ndërkohë ditën e nesërme në orën 12:00 Komisionin i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë kërkesën e PD të grupimit Alibeaj për të shfuqizuar vendimin e kryekomisionerit, i cili të martën vendosi për të mos e regjistruar këtë forcë politike si subjekt zgjedhor. Gjithashtu KAS pranoi bashkimin në të njëjtën çështje edhe të ankimimit të Sali Berishës. Relatori i të dyja çështjeve të bashkuara do të jetë Koli Bele. 

kqz regjistrohen koalicionet ne kqz

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll