Bota

Paralajmërimi i 'Microsoft': Hakerët rusë po përgatisin një sulm të ri kibernetik kundër Ukrainës

 Raporti, i shkruar nga ekipi i kërkimit dhe analizës së sigurisë kibernetike të gjigantit të teknologjisë, përshkruan një seri zbulimesh të reja rreth mënyrës se si hakerat rusë kanë vepruar gjatë konfliktit në Ukrainë dhe çfarë mund të presë.

15 Mars 2023, 22:11 Nga a.l
Paralajmërimi i 'Microsoft': Hakerët rusë po
sulmi kibernetik

RUSI- Një raport kërkimor i Microsoft ka zbuluar se hakerët rusë po përgatisin një valë të re sulmesh kibernetike kundër Ukrainës, duke përfshirë një kërcënim “të stilit të ransomëare” ndaj organizatave që shërbejnë linjat e furnizimit të Ukrainës. Raporti, i shkruar nga ekipi i kërkimit dhe analizës së sigurisë kibernetike të gjigantit të teknologjisë, përshkruan një seri zbulimesh të reja rreth mënyrës se si hakerat rusë kanë vepruar gjatë konfliktit në Ukrainë dhe çfarë mund të presë, shkruajnë mediat e huaja. 

Duke filluar nga janari i vitit 2023, Microsoft sheh aktivitetin e kërcënimeve kibernetike ruse duke u përshtatur për të nxitur aftësitë shkatërruese dhe të grumbullimit të inteligjencës mbi asetet civile dhe ushtarake të Ukrainës dhe aleatëve të saj”, thuhet në raport. Një grup duket se po përgatitet për një fushatë të përtërirë shkatërrimi.

Zbulimet vijnë pasi Rusia po prezanton trupa të reja në fushën e betejës në Ukrainën lindore, sipas zyrtarëve perëndimorë të sigurisë. Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, paralajmëroi muajin e kaluar se Rusia mund të rrisë aktivitetet e saj ushtarake rreth përvjetorit të 24 shkurtit të pushtimit të saj.  Ambasada ruse në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Ekspertët thonë se strategjia e kombinimit të operacioneve fizike ushtarake me teknologjitë kibernetike pasqyron aktivitetin e mëparshëm rus.

microsoft

Sondazh

Poll