Bota

Rrëzimi i dronit amerikan mbi Detin e Zi/ Wallace: Rusia duhet të respektojë hapësirën ajrore ndërkombëtare

Wallace tha se veprimi i kryer nga Rusia është joprofesional dhe se këtë gjë sipas tij e mendojnë të gjithë amerikanët

15 Mars 2023, 19:39 Nga a.l

 

Rrëzimi i dronit amerikan mbi Detin e Zi/ Wallace: Rusia duhet të
Ben Wallace

 

BRITANI- Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë, Ben Wallace ka reaguar lidhur me rrëzimin e droni amerikan MQ-9. Në një komunikim të zhvilluar teksa ishte i pranishëm në shfaqjen e mbrojtjes DSEI Japan, ai tha se veprimi i kryer nga Rusia është joprofesional dhe se këtë gjë sipas tij e mendojnë të gjithë amerikanët, shkruajnë mediat e huaja. 

Çelësi është që të gjitha palët të respektojnë hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe ne i bëjmë thirrje rusëve që ta bëjnë këtë”, ka thënë ai.

Incidenti i së martës, që përfshiu avionët luftarakë rusë Su-27 dhe një dron ushtarak amerikan MQ-9, ka bërë që për herë të parë dy fuqitë të kenë kontakt të drejtpërdrejtë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Pas incidentit, ambasadori rus, Anatoly Antonov u thirr në SHBA, ku u shpreh se Rusia nuk dëshiron ndonjë konfrontim të drejtpërdrejtë me Uashingtonin.

ben wallace

Sondazh

Poll