Bota

Takimi Putin-Asaad/ Fokus rindërtimi i Sirisë, presidenti sirian shpreh mbështetjen për Rusinë

Rusia ka zhvilluar një fushatë ushtarake në Siri që nga shtatori 2015, duke u bashkuar me Iranin për të lejuar qeverinë e Asadit të luftojë grupet e armatosura të opozitës dhe të rimarrë kontrollin mbi pjesën më të madhe të vendit.

15 Mars 2023, 19:20 Nga a.l
Takimi Putin-Asaad/ Fokus rindërtimi i Sirisë, presidenti sirian
Bashar Al-Assad dhe Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën priti liderin sirian Bashar Assad në Kremlin për bisedimet që pritet të fokusohen në rindërtimin e Sirisë pas një lufte civile shkatërruese dhe përmirësimin e lidhjeve të Damaskut me Turqinë.

Duke përshëndetur Assadin në fillim të takimit që vjen në përvjetorin e kryengritjes 12-vjeçare të Sirisë në luftë civile, Putin theksoi "kontributin vendimtar" të ushtrisë ruse për stabilizimin e vendit, shkruajnë mediat e huaja. 

Rusia ka zhvilluar një fushatë ushtarake në Siri që nga shtatori 2015, duke u bashkuar me Iranin për të lejuar qeverinë e Asadit të luftojë grupet e armatosura të opozitës dhe të rimarrë kontrollin mbi pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa Rusia ka përqendruar pjesën më të madhe të burimeve të saj ushtarake në Ukrainë, Moska ka ruajtur bazën e saj ushtarake në Siri dhe ka mbajtur avionë luftarakë dhe trupa në bazat e saj atje.

bashar al-assad vladimir putin

Sondazh

Poll