Sport

E bujshme / Kombëtarja braziliane tenton trajnerin gjerman Kampion Bote!

Joachim Löw u tërhoq nga posti i trajnerit të Gjermanisë në vitin 2021 pas eliminimit të “panzerëve” në fazën e 16-të të Kampionatit Europian ndaj kombëtares angleze.

15 Mars 2023, 17:14 Nga DOSJA
E bujshme / Kombëtarja braziliane tenton trajnerin gjerman Kampion Bote!

GJERMANI - Ish-trajneri i përfaqësueses gjermane të futbollit, Joachim Löw, është ndër kandidatët kryesorë për trajnerin e ri të Brazilit, raporton Bild.

Pas Kupës së Botës në Katar, Brazili mbeti pa trajner, pasi Tite dha dorëheqjen pas eliminimit nga Kroacia në çerekfinale të Botërorit. Bild kujton se Brazili do të drejtohet nga trajneri i U20, Ramon Menezes në ndeshjen miqësore kundër Marokut, e cila do të luhet më 25 mars.

Low (63-vjeç) ishte trajner i Gjermanisë nga viti 2006 deri në vitin 2021. Me ekipin gjerman fitoi Kupën e Botës 2014 në Brazil dhe katër vite më parë me Panzerat ishte i treti në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut. Në vitin 2017, ai fitoi Kupën e Konfederatave me Gjermaninë.

Low u tërhoq nga posti i trajnerit të Gjermanisë në vitin 2021 pas eliminimit të “panzerëve” në fazën e 16-të të Kampionatit Europian ndaj kombëtares angleze.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll