Sport

Neymar merr vendimin për të ardhmen e tij, ja kur do t’i thotë ai lamtumirë futbollit...

Braziliani dëshiron ta përfundojë karrierën e tij si futbollist në Paris

15 Mars 2023, 15:24 Nga DOSJA
Neymar merr vendimin për të ardhmen e tij, ja kur do t’i

FRANCE - Neymar Jr nuk po kalon momentin e tij më të mirë profesional. I dëmtuar deri në fund të sezonit, brazilianit i është dashur të shikojë nga shtëpia, sesi skuadra e tij, Paris Saint-Germain, u eliminua si nga Kupa e Francës, ashtu edhe nga Champions League e shumëpritur.

Braziliani, i cili iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm javën e kaluar në kyçin e këmbës së djathtë në Katar, gjithashtu duhet të durojë thashethemet e vazhdueshme për të ardhmen e tij dhe synimet e mundshme të PSG-së për ta shitur atë në tregun e ardhshëm të transferimeve.

Problemi për PSG-në është, se duket pothuajse e pamundur, që çdo klub tjetër të jetë në gjendje të kënaqë kërkesat e larta financiare të Neymar. Paga e lartë e sulmuesit brazilian, përveç moshës së tij, e bëjnë thuajse të pamundur çdo shitje.

Megjithatë, tashmë përkundër operacioneve që mund të shpërndahen nga zyrat e PSG-së, Neymar tashmë mësohet se ai e ka marrë një vendim për të ardhmen e tij. Dëshira e Neymar është të përfundojë ditët e tij me PSG-në dhe t'i ndihmojë ata të arrijnë më shumë sukses, veçanërisht në të vetmin turne që nuk e kanë fituar ende.

Ndërsa skuadra pariziane është gjithashtu pezull për shkak të vendimit që mund të marrin si Kylian Mbappé ashtu edhe Leo Messi në lidhje me kontratat e tyre përkatëse, gjithçka duket se tregon se Neymar do të vazhdojë në kryeqytetin francez për vitet e ardhshme.  Braziliani nuk ka ndërmend të largohet, të paktën deri më 30 qershor 2027, kur i përfundon kontrata.

“Dëshira e Neymar është që t'i japë fund ditëve të tij si lojtar me PSG-në dhe t'i ndihmojë ata të arrijnë më shumë sukses, veçanërisht në të vetmin turne që duhet të fitojnë ende,” thotë media angleze ‘The Athletic’.

Ai "trofeu i vetëm që duhet ta fitojnë" nuk është tjetër veçse Champions League, një kompeticion që i ka rezistuar Neymar, që kur ai mbërriti në Paris në verën e vitit 2017 nga Barcelona. Në vitin 2020 ata ishin afër arritjes, por humbën finalen kundër Bayern Munichut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll