Sport

Gjyqtares, që do të gjykojë Barcelonën për 'çështjen Negreira', i vjedhin shtëpinë…

Sipas 'El Confidencial', vetë gjyqtarja denoncoi të dielën e kaluar një grabitje në shtëpinë e saj ku i morën para, bizhuteri dhe sende të tjera.

15 Mars 2023, 15:44 Nga DOSJA
Gjyqtares, që do të gjykojë Barcelonën për
Bartomeu dhe Rosell, në Gjykatën Kombëtare

SPANJE - Gjyqtarja e Barcelonës, Silvia López Mejías, ka pranuar sot për shqyrtim ankesën e ngritur nga prokuroria kundër Barcelonës dhe ish-presidentëve të tij Sandro Rosell dhe Josep Maria Bartomeu, për një krim të korrupsionit sportive, për shkak të pagesave prej rreth 7 milionë eurosh ndaj ish-zv.presidentit të gjyqtarëve, José María Enríquez Negreira.

Gjykata hetuese numër 1 e Barcelonës i kërkon gardës civile të hetojë të gjitha operacionet e kryera nga Negreira gjatë pothuajse 20 viteve, në të cilat janë akredituar pagesat për zv.presidentin e atëhershëm të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve. Ankesa i drejtohet edhe ish-drejtuesve të klubit Óscar Grau dhe Albert Soler.

Hetimi fokusohet në vitet, në të cilat krimi nuk ka parashikuar, ndaj prek vetëm Rosell dhe Bartomeu në fazat e tyre si presidentë, pra nga viti 2010 deri në 2018, që do të thotë se ankesa kundër Laportës nuk është nën hetim.

Pagesat e bëra nga Barça për Enríquez Negreira nga viti 2001 me Joan Gaspart deri në vitin 2018, vit në të cilin Bartomeu prishi marrëveshjen me zv.presidentin e atëhershëm në CTA, kaluan 7 milionë euro. 

Ndërkohë raportohet, se gjykatësja Silvia López Mejías në çështjen Negreira, denoncoi një grabitje në shtëpinë e saj të dielën e kaluar. Ata morën para, bizhuteri dhe sende të tjera, sipas informacioneve të 'El Confidencial'.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll