Sport

E pabesueshme, Ibrahimovich thërritet nga kombëtarja e Suedisë për Europianin!

Sulmuesi legjendar Zlatan Ibrahimović ka luajtur 121 ndeshje dhe ka shënuar 62 gola në Suedi. Ai ka kontratë të vlefshme me Milanin deri në fund të këtij sezoni, por klubi nuk e ka regjistruar për Ligën e Kampionëve.

15 Mars 2023, 16:21 Nga DOSJA

E pabesueshme, Ibrahimovich thërritet nga kombëtarja e Suedisë

SUEDI - Zlatan Ibrahimović është 41 vjeç, por kjo nuk e ka penguar trajnerin e skuadrës suedeze të futbollit, Jane Anderson që ta ftojë sërish në kombëtare.

E pabesueshme, Ibrahimovich thërritet nga kombëtarja e Suedisë

Zlatan Ibrahimović do të jetë në listën e futbollistëve për fillimin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian, për ndeshjet kundër Belgjikës dhe Azerbajxhanit. Sulmuesi është rikuperuar vetëm së fundmi nga një dëmtim që e mbajti jashtë për nëntë muaj.

- Zlatan dhe unë kemi qenë gjithmonë në kontakt. Tani ai ndihet mirë dhe është unik si personalitet dhe me shumë përvojë. Ideja ime është që ai të ndihmojë, të hyjë dhe të kontribuojë në fushë, përndryshe nuk do ta kisha ftuar - shpjegoi Anderson.

Sulmuesi legjendar Zlatan Ibrahimović ka luajtur 121 ndeshje dhe ka shënuar 62 gola në Suedi. Ai ka kontratë të vlefshme me Milanin deri në fund të këtij sezoni, por klubi nuk e ka regjistruar për Ligën e Kampionëve.

E pabesueshme, Ibrahimovich thërritet nga kombëtarja e Suedisë

Një muaj më parë, Zlatan Ibrahimović bëri një deklaratë interesante për mediaset italiane, kur gazetarët e pyetën se sa kohë planifikon të luajë futboll:

- Ndihem si Nikola Jokic në NBA. Nëse ndihem njësoj si sot, do të vazhdoj të luaj edhe për disa vite, jo vetëm vitin tjetër!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll