Sport

Çmendet media ndërkombëtare! Nuk ka vende akreditimi në ‘Monumental’ për të parë Messin dhe kampionët e Argjentinës…

Mbi 131.500 kërkesa të shtypit për t’u akredituar për ndeshjen e parë miqësore të kampionëve të Botës…

15 Mars 2023, 13:26 Nga DOSJA

Çmendet media ndërkombëtare! Nuk ka vende akreditimi në

ARGJENTINE - Pritshmëria për të ndjekur ndeshjen e parë të Argjentinës, si kampione bote në Buenos Aires është e një madhësie të tillë, saqë numri i kërkesave për akreditim i kalon shifrën e 131.500 vetëve, gati 50.000 më shumë se kapaciteti i plotë i stadiumit  ‘Monumental’, shtëpia e River Plate.

"Kërkohen akreditime të shtypit për miqësoren Argjentinë-Panama: 131.537! Kapaciteti i stadiumit ‘Monumental’: 83.214. Duhet të kemi pothuajse një stadium e gjysmë vetëm për gazetarët",- shkroi në llogarinë e tij në Twitter, Nicolás Novello, zyrtar i shtypit për "Scaloneta".

Menjëherë pas kësaj, Claudio Tapia, president i Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA), përdori të njëjtin rrjet social për të nënvizuar këtë arritje. "Për ndeshjen kundër Panamasë ka pasur 131.537 kërkesa për akreditim të shtypit. Është ngjarja me kërkesën më të madhe gazetareske në histori. Do të donim të takoheshim me të gjithë, por do të na duheshin dy stadiume të River, vetëm për gazetarët",- shkruante 'Chiqui' Tapia, i cili shtoi: "Çmenduria për Argjentinën është totale".

Ndeshja që do të luajnë Argjentina dhe Panamaja është e para nga dy miqësoret që skuadra e drejtuar nga Lionel Scaloni do të përballet në datën e ardhshme të FIFA-s. Argjentina luan me skuadrën e Amerikës Qendrore, më 23 mars, në Buenos Aires dhe më 28 mars do të udhëtojë në Santiago del Estero për t'u përballur me Curacao.

Çmendet media ndërkombëtare! Nuk ka vende akreditimi në
Kapaciteti i stadiumit ‘Monumental’: 83.214 persona...

Tifozët janë ende në pritje për të mësuar se si dhe kur do të mund të blejnë biletat e tyre për të parë ndeshjen e parë të Argjentinës me yllin e saj të tretë botëror, e cila me siguri do të shitet brenda pak orësh.

Autoritetet po analizojnë operacionin e sigurisë për ditët para takimit në Buenos Aires, pasi dyshohet se dhjetëra apo qindra mijëra njerëz duan të dalin në rrugë për të parë nga afër idhujt e tyre, siç ndodhi tashmë gjatë festimeve pas titullin e arritur në Katar 2022.

Prania e sigurt e kapitenit, Lionel Messi dhe e pjesës tjetër të lojtarëve që u shpallën kampionë të botës më 18 dhjetor, e ka kthyer duelin e parë në Argjentinë në një festë kolektive që nuk mund të zhvillohej, pikërisht për shkak të grumbullimit të gati pesë milionëve e tifozëve në rrugë.

Për këtë arsye, sipas AFA-së në faqen e saj, ‘Scaloneta’ do të festojë titullin “së bashku me njerëzit e saj, në kuadër të një mega show, të klasifikuar si eventi sportiv i vitit në vendin tonë.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll