Politike

Financimi rus në LSI, Balla: Edhe Meta në borderotë e Kremlinit, aksioner me oligarkët e Putin

Balla shkruan se dokumentet e publikuara tregojnë se Berisha dhe Meta janë aksioner në kompanitë e oligarkëve të presidentit rus, Vladimir Putin.

15 Mars 2023, 16:26 Nga A.B
Financimi rus në LSI, Balla: Edhe Meta në borderotë e Kremlinit,
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me skandalin e publikuar ku biznesmenë rusë të kompanive të naftës, kanë bërë pagesa ndaj deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi në vitin 2017.

Teksa ka ndarë një foto, Balla shkruan se dokumentet e publikuara tregojnë se Berisha dhe Meta janë aksioner në kompanitë e oligarkëve të presidentit rus, Vladimir Putin.

Aleanca e rublave nuk le shumë vend për hamendësime. Hetimi i EUREPORTER konfirmon Berishën, por nxjerr edhe Metën në bordorotë e Kremlinit. Madje siç duket qartazi nga dokumentat e zbuluara, qenkan edhe aksionerë në kompanitë e oligarkëve të Putinit”- shkruan Balla.

Një shkrim i botuar ditën e sotme nga "europorter.co", ka zbuluar se Monika Kryemadhi, ish-kryetarja e LSI, Lëvizja Socialiste për Integrim, sot me emrin (Partia e Lirisë) ka marrë disa transferta parash nga oligarkë rusë. Në artikull thuhet se në vitin 2017, Monika Kryemadhi, ka marrë disa pagesa nga disa kompani ruse 'offshore'. Kompanitë iu përkasin Vradus Holdings, Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan. Siç përshkruhet në dokumente, paratë janë dhënë me përshkrimin 'dividend për aksionarët' dhe 'shërbimet e marketingut'.

financimi rus per lsi monika kryemadhi taulant balla

Sondazh

Poll