Sport

'I pangopuri' Haaland: “I thashë Guardiolas të mos më largonte nga loja”...

Manchester City e siguroi sot biletën drejt çerekfinales së Champions League duke e shkatërruar RB Leipzigun me rezultat të thellë 7-0.

15 Mars 2023, 07:18 Nga DOSJA
'I pangopuri' Haaland: “I thashë Guardiolas të mos

ANGLI - Lojtari më i mirë i ndeshjes Manchester City - RB Leipzig ishte padyshim bomberi norvegjez, Erling Haaland, i cili shënoi plot pesë gola në ndeshjen e së martës.

Pavarësisht se skuadra e tij e kishte siguruar shpejt fitoren dhe se Haaland mund të shënonte ende gola, Pep Guardiola vendosin ta largojë yllin norvegjez nga loja qysh në minutën e 63-të.

Tani, pas ndeshjes, Haaland zbuloi reagimin e tij dhe çfarë i tha trajnerit spanjol që e zëvendësoi 30 minuta para fundit të ndeshjes. “I thash Guardilës, ‘Mos më largo nga loja’, dua që të shënojë më shumë gola”, tha Haaland.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll