Sport

VIDEO / Haaland është një marsian, 5 gola ndaj Liepzig që gjunjëzohet nga City, 7-0!

Në 30 ndeshje të luajtura deri më tani norvegjezi ka arritur të shënojë 33 gola për Citizens duke thyer çdo record të mëparshëm. Vetëm në mbërmjen e sotme shënoi 5 gola në 57 minuta.

14 Mars 2023, 22:33 Nga DOSJA
VIDEO / Haaland është një marsian, 5 gola ndaj Liepzig që

ANGLI - Manchester City kaloi në avantazh në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-tave ndaj Leipzig. The Citizens shfrytëzuan një penallti me Erling Haaland që nuk gaboi në minutën e 22-të nga 11-metrat duke ndezur atmosferën në Etihad Stadium.


Dy minuta më pas ishte sërish norvegjezi që realizoi sërish, këtë herë i ndihmuar edhe nga De Bruyne. Mesfushori goditi fort dhe topi iu kthye Haaland që nuk fali nga pranë portës.


Vjen edhe goli i tretë në Etihad Stadium, Haaland gjen sërish rrugën e rrjetës.


Manchester City realizon edhe golin e katërt me anë të Gundogan.


Nuk ndalet më City dhe Haaland që gjen rrjetën për herë të katërt.


Sërish Haaland që shënon të pestin gol personal dhe të gjashtin e ndeshjes.

Me shifrat 7-0 u mbyll edhe ndeshja e dytë mes Manchester Cityt dhe Liepzit i cili u shkatërrua duke harruar shumë shpejt barazimin që befasoi të gjithë dy javë më pare 1-1.

Ndërkohë që kualifikimi dukej që ishte i padiskutueshëm për Cityn yilli i mbërmjes mbetet Erling Haaland i cili me 5 golat e tij nga 7 që realizoi Cityt në këtë ndeshje, arriti të barazojë Lionel Messin i cili ishte i vetmi me 5 gol anë një ndeshje të fazes me eliminim direkt të Champions Leagues.

Golin e fundi në kohën shtesë e realizoi Kevin De Bryne si për të vulosur këtë shkatërrim të kundërshtarit të tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll