Sport

Haaland bën të harrohet që në vitin e tij të parë legjenda e Manchester-it, Wayne Rooney!

Pesë gola ka shënuar norvegjezi në ndeshjen e mbërmjes së sotme ndaj Liepzig duke tejkaluar çdo pritshmëri

14 Mars 2023, 22:23 Nga DOSJA
Haaland bën të harrohet që në vitin e tij të parë

ANGLI - Erling Haaland vazhdon të befasojë Botën me paraqitjen dhe golat e shënuar si në Premier League ashtu edhe në Champions League.

Pesë golat  e shënuar mbërmjen e sotme ndaj Liepzig  e kanë çuar atë në kuotën e 33 golave në 25 ndeshje duke bërë të "harrohet" shpejt sulmuesi i madh i Manchester-it, por i United, Wyne Rooney i cili në 85 ndeshjet e zhvilluara në Champions League me "Djajt" ka shënuar 30 gola.

Dhe ky duket të jetë vetëm fillimi i sezonit për "përbindëshin" e Citizens i cili është vetëm në sezonin e parë tel City dhe duket i pandalshëm.

Norvegjezi u mor nga Pep Guardiola pikërisht për trofeun që i mungon nën udhëheqjen e Manchester City-it, ai i Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll