Politike

Vjosa Park Kombëtar, Kumbaro tregon mesazhin e Rexhep Ukës: Është një nuse që moti që i duheshin treguar hiret

Kumbaro tha gjithashtu se prioriteti i qeverisë shqiptare është mjedisi. 

15 Mars 2023, 11:48 Nga F.M
Vjosa Park Kombëtar, Kumbaro tregon mesazhin e Rexhep Ukës:
Mirela Kumbaro

TEPELENË- Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka folur për lumin Vjosa gjatë prezantimit si Park Kombëtar. Në fjalën e saj, Kumbaro solli në mendje një mesazh të marrë nga Rexhep Uka dhe tha se ai e kishte krahasuar Vjosën me një nuse që duhet të ekspozojë hiret e saj. Kumbaro tha gjithashtu se prioriteti i qeverisë shqiptare është mjedisi. 

Pjesë nga fjala e Kumbaros:

Më shkroi sot Rexhep Uka, Vjosa është një nuse që moti që i duheshin treguar hiret. Dhe ky ishte një mesazh shumë i bukur që mora sot. Plot 12 mijë e 7227 hektarë dhe ja ku është, Vjosa Park Kombëtar tani. Nuk është përrallë por realitet, i një pune të bërë nga disa dhjetëra ekspertë. Është realitet i vizionit të qeverisë shqiptare që ka shpallur mjedisin prioritet. Është realitet i një Shqipërie që rritet, emancipohet. Shenjë emancipimi politik e social. Kjo duket nga komunikimi disa vjeçar. Erdhëm deri këtu falë një komunikimi intensiv. Arritëm të ndërtojmë një ekip bashkëpunues mes organizatave mjedisore dhe institucioneve shqiptare.

mirela kumbaro vjosa park kombetar

Sondazh

Poll