Bota

Tym e flakadanë/ Protestë e dhunshme në Pakistan, policia tenton të arrestojë liderin e opozitës

Khan akuzohet se ka shitur në mënyrë të paligjshme dhurata shtetërore gjatë kohës që ishte në detyrë. Megjithatë, Khan pretendon se ishte i motivuar politikisht.

14 Mars 2023, 19:49 Nga a.l
Tym e flakadanë/ Protestë e dhunshme në Pakistan, policia tenton
Protestë në Pakistan

PAKISTAN- Pakistani është përfshirë në protesta të dhunshme mes policisë dhe mbështetësit e liderit të opozitës. Policia pakistaneze është duke u përpjekur të arrestojë kreun e opozitës dhe njëkohësisht ish-kryeministrin, Imran Khan. Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë mbështetësit, të cilët hodhën gurë dhe tulla. Demonstrata po mbahen në qytetin e Lahores, shkruajnë mediat e huaja. 

Khan akuzohet se ka shitur në mënyrë të paligjshme dhurata shtetërore gjatë kohës që ishte në detyrë. Megjithatë, Khan pretendon se ishte i motivuar politikisht.

Polica ka bërë përpjekje më parë për të arrestuar Khan dhe ky i fundit ka thënë: “Unë jam i përgatitur mendërisht për të kaluar natën në qeli. Nuk e di për sa netë, por jam i përgatitur”.

proteste ne pakistan

Sondazh

Poll