Bota

Haradinaj takohet me ambasadorin amerikan/ Hovenier: Partneriteti me SHBA-të, afatgjatë dhe strategjik

Pas takimit, Haradinaj ka thënë se ka prezantuar qëndrimin e AAK-së në mbështetje të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

14 Mars 2023, 19:02 Nga a.l
Haradinaj takohet me ambasadorin amerikan/ Hovenier: Partneriteti me
Jeff Hovenier dhe Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend. Pas takimit, Haradinaj ka thënë se ka prezantuar qëndrimin e AAK-së në mbështetje të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Prezantova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të marrëveshjes Kosovë-Serbi, duke theksuar se kjo marrëveshje i jep njohjen ndërkombëtare Kosovës, rrugëtimin e sigurt drejt integrimit në NATO dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Partneriteti i vendit tonë me ShBA-të është afatgjatë dhe strategjik”, ka shkruar ai.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politikë në vend dhe procesin e dialogut.

jeff hovenier ramush haradinaj

Sondazh

Poll