Bota

Përleshje mes studentëve në New York, adoleshenti qëllohet me armë në bark

Ai e ndoqi atë përtej rrugës dhe e qëlloi dy herë të tjera në gjoks, e më pas është arratisur duke hipur në një taksi. 

14 Mars 2023, 19:41 Nga a.l
Përleshje mes studentëve në New York, adoleshenti qëllohet
Sulm me armë zjarri

SHBA- Një djalë 17-vjeçar u qëllua të paktën tre herë pas një përleshjeje mes një grupi adoleshentësh në Upper West Side mëngjesin e sotëm. Mediat e huaja raportojnë se dy shkolla të mesme pranë vendit ku ka ndodhur ngjarja janë mbyllur duke lënë të tmerruar studentët dhe fqinjët.

Dëshmitarët i thanë policisë se 4 ose 5 adoleshentë filluan të debatonin pranë West 70th Street. Një 19-vjeçar i paidentifikuar i cili është liruar me kusht në një rast grabitjeje të armatosur, qëlloi me pistoletë 17-vjeçarin  rreth orës 9:50 të mëngjesit. Ai e ndoqi atë përtej rrugës dhe e qëlloi dy herë të tjera në gjoks, e më pas është arratisur duke hipur në një taksi. 

Djali vrapoi rreth dy blloqe drejt shkollës së tij, Shkolla e Mesme Maxine Greene për Hetimin Imagjinativ.  Autoritetet e dërguan me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni. Policia tha se ai ishte në gjendje të qëndrueshme.

sulm ne shba

Sondazh

Poll